Deputetja Duda Balje ka folur para fillimit të seancës ku ka bërë të ditur se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj as sot.

Ajo tha se nuk do të ketë votë për votim të fshehtë.

Ndërkaq nga Vetëvendosje kanë konfirmuar se nuk do të ndryshojnë kandidatin për kryeparlamentar, dhe sërish e propozuara e tyre do të jetë Albulena Haxhiu.

Seanca ishte paraparë të fillojë në ora 10:30, por edhe pse kanë ikur gati 30 minuta ende nuk ka nisur.