Këngëtarja Dua Lipa është shprehur falënderuese ndaj fansave të saj pasi në pak minuta i kanë blerë të gjitha biletat për koncertin e saj në stadiumin “Wembley”.

Në Instagram, ajo ka shpërndarë edhe disa fotografi me mbishkrimin ku thotë se është e lumtur që u zgjua me këtë lajm.

“Ju dua shumë, shihemi më 21 qershor të vitit 2025 në stadiumin ‘Wembley’”, ka shkruar Lipa.