Dua Lipa

Dua Lipa shkëlqen me dukjen e re në të kuqe, në eventin “Variety’s Power of Women”

Në ngjarjen e madhe të “Variety’s Power of Women”, Dua Lipa shkëlqeu në një mbrëmje të veçantë, ku u shfaq e veshur me një fustan të kuq të mrekullueshëm që tërhoqi vëmendjen.

Ajo koordinonte veshjen e saj me flokët e saj të zjarrtë ngjyrë kumbulle, të stiluara lehtë dhe në valë të lirshme.

Dua Lipa u pa e buzëqeshur dhe duke u argëtuar gjatë gjithë mbrëmjes, duke konfirmuar miqësinë e saj të ngushtë me aktoren Margot Robbie.

Dua Lipa në “Variety Power Of Women 2023” (Foto: Unique Nicole/WireImage)

Dy yjet e Hollywoodit qëndruan së bashku dhe realizuan një sërë fotografish, duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer të qeshura në tapetin e kuq.

Dua Lipa dhe Margot Robbie në “Variety Power Of Women 2023” (Foto: Getty Images

Më vonë, gjatë darkës, miqtë u ulën së bashku dhe vazhduan të shijonin mbrëmjen, ku Dua Lipa nderoi Margot Robbie me çmimin “Prodhuesja artistike e vitit”.

Lidhja e tyre dhe gëzimi i ndjerë në prani të njëra-tjetrës ishin vërtet në qendër të vëmendjes gjatë këtij eventi të rëndësishëm.

Yjet kanë punuar së bashku në filmin e famshëm të regjisores Greta Gerwig, “Barbie”.

Dua Lipa në “Variety Power Of Women 2023” (Foto: Unique Nicole/WireImage)

Dua luan rolin e sirenës “Barbie” në këtë film, gjersa këndon edhe kolonën zanore të titulluar “Dance The Night”, ndërkohë Margot Robbie ka rolin kryesor në film.

Dua Lipa në “Variety Power Of Women 2023” (Foto: Unique Nicole/WireImage)
Dua Lipa në “Variety Power Of Women 2023” (Foto: Robin L Marshall/FilmMagic)
Dua Lipa në “Variety Power Of Women 2023” (Foto: Robin L Marshall/FilmMagic)
Dua Lipa në “Variety Power Of Women 2023” (Foto: Kayla Oaddams/Getty Images)
Dua Lipa në “Variety Power Of Women 2023” (Foto: Rodin Eckenroth/Variety via Getty Images)