Dua Lipa shijon pushimet në Shqipëri

Pas disa koncerteve që pati në kuadër të turneut “Future Nostalgia”, Dua Lipa duket se është rikthyer sërish në trojet shqiptare.

Artistja me origjinë nga Kosova kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të shpërndarë në Instagram.

Ajo tregon se ndodhet me pushime në Shqipëri, ndonëse edhe pak ditë do të nisë festivali “Sunny Hill” që këtë herë po mbahet edhe në Tiranë.

26-vjeçarja ka shpërndarë disa imazhe atraktive në rrjete sociale, ndërkaq nuk ka treguar se në cilën pjesë ndodhet.

“Vajza shqiptare në Shqipëri”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi që ka grumbulluar mbi 400 mijë pëlqime.

Dua javë më parë ka qenë edhe në Kosovë për shkak të festivalit “Sunny Hill” që u organizua në Prishtinë.

Ajo performoi në natën e parë të këtij festivali, gjersa pati edhe yje të tjerë të shumtë