Dua Lipa publikon një tjetër video paralajmëruese për këngën e re dhe zonat kohore kur do të publikohet

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po rikthehet me projekt të ri muzikor, pas një mungese disa mujore në aspektin e prurjeve muzikore.

“Don’t start now” titullohet kënga e saj më e re, e cila do të publikohet më 1 nëntor bashkë me klip.

Teksa ka publikuar gjatë javës disa fotografi dhe video nga xhirimet, Dua së fundmi ndau me ndjekësit e saj një tjetër video, duke treguar disa nga sekuencat e klipit të ri, në të cilin nuk do të mungojnë skenat ‘e nxehta’.

“Numërimi ka filluar”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, duke treguar kështu se është entuziaste deri në publikimin e këngës.

https://www.instagram.com/p/B4SiNwVhAs0/

“Don’t start now” do të jetë pjesë e albumit të saj më të ri “New Era”, që do të publikohet i plotë së shpejti.

Ndërkohë, 24-vjeçarja ka publikuar gjithashtu në rrjetin social Instagram, edhe një fotografi, duke treguar orën përkatëse për secilin shtet, se kur do të publikohet kënga e saj e re.

Në mesin e qyteteve më me nam botëror, ajo ka renditur edhe Prishtinën, duke treguar se “Don’t start now” do të publikohet për ne në Kosovë, në orën 12:00 të mesditës.

https://www.instagram.com/p/B4RnHPdhKUQ/

loading…