Dua Lipa publikon momente të veçanta nga turneu “Future Nostalgia”: 2022, viti që ndryshoi jetën time

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka qenë gjatë gjithë vitit e angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Kjo në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”, për të cilin ka qenë e pranishme në vende të ndryshme të botës dhe ka mbajtur gjithsej 94 koncerte.

Turneun e përmbylli në Shqipëri duke bërë një performancë të jashtëzakonshme më 28 Nëntor, në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Duke qenë një personazh i ndjekur nga mbi 87 milionë njerëz në Instagram, krijuesja e hitit “Levitating” së fundmi ka ndarë disa momente nga performancat që ka realizuar.

“Future Nostalgia ~ 2022 ~ viti që ndryshoi jetën time. Faleminderit për kujtimet e përjetshme”, ka shkruar Lipa.

Artistja nga Kosova ndërkohë gjatë këtij viti fitoi më shumë se katër milionë euro.

Kompania e saj ‘Dua Lipa Limited’ tani ka mbi 24 milionë euro të grumbulluara nga 19.8 milionë euro një vit më parë.

E njëjta në shkurt të këtij viti u nda nga kompania e menaxhimit pas një mosmarrëveshjeje për të ardhurat.