Dua Lipa publikon disa prapaskena të klipit “Physical”

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa i ka publikuar disa nga prapaskenat e klipit “Physical”.

Këtë artistja shqiptare e ka bërë përmes rrjetit social Insatgram.

“Përderisa jam në karantinë isha duke i shikuar disa nga postimet e mia të arkivuara…këtu është një video nga dita e dytë e xhirimeve të klipit Physical. Pas 18 orëve xhirime, menduam që kjo ishte një ide e mirë në orën 2 të mëngjesit”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos së publikuar.