Dua Lipa ka disa fjalë për ditëlindjen e babait, ja çfarë ka shkruar (FOTO)

Dua Lipa e ka uruar sërish babain e saj për ditëlindje.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka zgjedhur një imazh të ri të urojë Dukagjinin për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindja e 50-të! 50 nuk është keq.. madje me një paruke rozë. Faleminderit që gjithmonë ishe shkëmbi ynë, sepse gjithmonë ishit një telefonatë larg, për të ardhur të më shohësh me nënën kur unë jam në turne edhe nëse vetëm për një puthje. Për buzëqeshjet që na dhuron në shtëpi, që vjen në krevat sa herë që s’jemi mirë, për udhëtimet. Ti je një dritë në jetën tonë.. fjalët s’janë të mjaftueshme për të treguar se sa shumë të duam. Të dua”, ka shkruar Dua.

Ndryshe, Dugi ditë më parë festoi ditëlindjen të cilit i ishte organizuar një festë madhështore nga familja.

https://www.instagram.com/p/Bun1uDiBbrf/?utm_source=ig_embed