Dua Lipa artistja më e dëgjuar e vitit 2020

Dua Lipa po vazhdon të shijoj sukseset e albumit të ri “Future Nostalgia”.

Një album që u lansu gjatë kohës së pandemisë, ka bërë që këngëtarja shqiptare të thyej rekorde me projektet e reja.

Këtë herë 24 vjeçarja bëri të ditur se për katër muaj, ky album ka kaluar shifrën prej dy miliardë dëgjime në platformën “Spotify”, duke u bërë artistja më e dëgjuar e vitit 2020.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Dua Lipa publikoj këngën “Un dia (One Day) me artistët latin J Balvin, Bad Bunny,Tainy kënga e cila u kthye në një hit global. 

Ndërsa këngëtarja prishtinase po sjell një tjetër bashkëpunim me divën e muzikës Madonna dhe Missy Eliott.