Drita shndrit në Dukagjin

FC Drita ka shkëlqyer sot në Dukagjin duke e deklasuar klubin e sapoprovuar në Superligë, Dukagjinin

FC Drita ka vazhduar serinë e mirë të ndeshjeve në IPKO Superligë, ku kësaj radhe në xhiron e tretë e ka mposhtur KF Dukagjinin e Klinës.

FC Drita e filloi mirë pjesën e parë duke shunuar që në minutën e nëntë me Xhevdet Shabani.

Një Shaban tjetër shënoi në fund të pjesës së parë, por kësaj radhe ishte Benjamin Shabani.

Edhe në pjesën e dytë FC Drita ishte më e mirë.

Xhevdet Shabani shënon golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 75-të, derisa në minutën e dy shtesë të shënoi edhe Betim Haxhimusa.

Me këtë fitore Drita e ka marrë përkohësisht kreun e IPKO Superligës.

loading…