Drita fiton derbin kundër Gjilanit (Video)

Drita është fituese e derbit të Anamoravës, teksa sot në mesditë mposhti 3-1 Gjilanin.

Stadiumi ishte i mbushur me tifozeritë e dyja skuadrave që dhuruan spektakël nëpër tribunat përkatëse.

Derbi u zhbllokua shpejt, gjersa kapiteni i Dritës, Ardian Limani shënoi një gol të bukur në minutën e 8-të.

Ky rezultat nuk ndryshoi deri në minutën e 69-të, kur për Gjilanin realizoi Fiton Hajdari.

Megjithatë gëzimi i mysafirëve zgjati vetëm dy minuta, derisa sulmuesi afrikan, Kyrian Nwabueze riktheu Dritën në avantazh.

Fitoren e Dritës e siguroi Erjon Vucaj në minutën e 95-të, gjersa deri në fund te Gjilani me karton të kuq u përjashtua Nika në momentet e fundit të takimit.

Me këtë fitore Drita ngjitet në vendin e 5-të me 26 pikë, ndërsa Gjilani ndodhet në pozitën e 4-të me një pikë më shumë.

https://streamable.com/5fryg

https://streamable.com/50qlr