Drita e “thyen” Ferizajn, Selmani realizon golin e avantazhit

Drita ka kaluar në avantazh 0:1 në ndeshjen kundër Ferizajt.

Kastriot Selmani ka realizuar në minutën e 54-të për ekipin gjilanas, shkruan Demokracia.com.

Anësori “bardhekaltër” shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen vendase dhe me një goditje të saktë brenda zonës dërgoi topin në rrjetë.

Sfida mes Ferizajt dhe Dritës po zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj dhe i takon javës së 22-të në Superligën e Kosovës.