Drenas

Drenas, arrestohet një i mitur, sulmoi disa persona

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Drenas, pasi sulmoi fizikisht disa persona duke ju shkaktuar kështu lëndime trupore.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 19.10.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimat meshkuj kosovarë duke ju shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.