Dr. Fauci shtrihet në spital

Dr Anthony Fauci iu është nënshtruar një operacioni në fyt.

Anëtari i task forcës për koronavirus në Shtëpi të Bardhë e kreu operacionin të enjten në mëngjes dhe besohet se në po të njëjtën ditë do të lirohet në shtëpi, shkruajnë mediet amerikane.

Fauci gjatë procedurës u fut në anestezi të përgjithshme dhe i dërgoi korrespodentit mjekësor CNN Dr Sanjay Gupta një mesazh me shkrim menjëherë pasi u zgjua, duke thënë se është në gjendje të mirë.

“Dr Anthony Fauci iu nënshtrua një operacioni sot për heqjen e polipit në kordonin vokal. Ai u fut në anestezi të përgjithshme dhe ma bëri me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore”, u shpreh Gupta.

“Mjekët e kanë këshilluar atë që të ndalojë së foluri për një periudhë, në mënyrë që t’i lejojë telat e zërit të rimëkëmben”.

Polipi është organ që mund të shkaktojë ngjirje në zërin e një personi.