Donte të martohej me një 70-vjeçare, gjykata në Zvicër e bën shqiptarin ‘’të flasë me vete’’

Një kosovar, në mënyrë që të jetonte në Zvicër kishte vendosur që të martohej me një grua që ishte 70 vjeçe.
Kjo martesë është refuzuar nga gjykata e Lozanës, pasi çifti kishte një diferencë shumë të madhe midis tyre. Shqiptari gjithashtu është edhe babai i dy fëmijëve.

E ditur bëhet se çifti kishte kërkuar që në vitin 2010 që të martohej, por edhe atëherë gjykata nuk kishte pranuar.

Pasi martesa e tyre u refuzua ata u martuan në Kosovë në vitin 2011. Gjykata në Lozanë të Zvicrës nuk beson në martesën e tyre dhe ka kërkuar shpjegime nga ambasada në Kosovë.

Kurse hetuesit kanë zbuluar se shqiptari në të vërtetë ka jetuar me nënën e dy fëmijëve të tij dhe ‘’gruan’’ e tij shtatëdhjetëvjeçare.