"grupet e leximit"

Donika Kadaj e sjell kulturën e leximit nga VV te AAK

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi bashkë me të rinjtë e partisë së Haradinajt kanë ble libra dhe kanë premtuar se shpejt do të krijojnë edhe grupet e leximit. Një veprim të tillë, Kadaj-Bujupi e kishte bërë sa ishte pjesë e Vetëvendosjes.

Shumë shpejt gara se kush po lexon më shumë mund të zhvendoset në Partinë e Ramush Haradinajt. Në partinë e pestë në Kosovë dikush ka nisur të blejë libra.

Me disa libra në dorë dhe me të rinjtë e AAK’së ka dalë Donika Kadaj-Bujupi, e cila ishte për një kohë pjesë e Vetëvendosjes, parti kjo ku thuhet se anëtarët e saj lexojnë më së shumti. Sidomos literaturë revolucionare duke mos përjashtuar edhe librat e ish-diktatorëve.