Donika Gërvalla e uron Izraelin për qeverinë e re

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, ka uruar Izraelin për zgjedhjen e një qeverie të re, në të njëjtën ditë kur opozita izraelite nëpërmjet mocionit të mos besimit e la jashtë koalicionit udhëheqësin 12-vjeçar të vendit, Benjamin Netanyah.

Kryediplomatja kosovare, përmes llogarisë së saj në ‘Twitter’, ka shpresuar në thellim të bashkëpunimeve ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, derisa e ka falënderuar veçanërisht iniciuesin e mocionit të mos-besimit, Yair Lapid, i cili do të jetë shef i diplomacisë izraelite.

“Urime qeveria e re Izraelit dhe kolegut tim të ri, Yair Lapid. Po shpresojmë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Paçi fat!”, thuhet në urimin e zëvendëskryeministres.