Don Xhoni sjell këngën e re “Baby”

Reperi nga Drenica, Don Xhoni, ditën e sotme (e mërkurë) ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Baby” titullohet kënga e tij e re, të cilën e ka shoqëruar me një video të veçantë në bregdetin shqiptar.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, teksa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur producenti Rzon.

Krahas këngës, Don Xhoni ka bërë një paraqitje të mahnitshme përkrah një modeleje duke iu përshtatur edhe klipit veror.

Producent ekzekutiv i këtij projekti është Besart Muqolli.

Fenomeni i karantinës tanimë këngën e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale e po ashtu edhe në YouTube.

Ky është projekti i dytë i realizuar me klip i Don Xhonit, i cili famën e madhe e arriti në emisionin “Gjoni Black” me Meriton Mjekiqin.