Don Xhoni shënon sukses të jashtëzakonshëm me ‘Freestyle’: Klikohet mbi 82 milionë herë

Don Xhoni është bërë artisti më i klikuar në Evropë me ‘freestyle’.

Reperi Don Xhoni ka pak kohë që i hyri skenës muzikore shqiptare, por sukseset e tij janë të mëdha menjëherë.

Ai shumë herë ka treguar aftësitë e tij në rep dhe kjo gjë u ka pëlqyer pa masë fansave të tij, andaj suksesi është pashmangshëm.

Së fundi, me anë të një postimi, reperi bën të ditur se ‘freestyle’ i tij është bërë më i klikuari në Evropë.

Ai është goxha aktiv edhe me këngë të reja, “Kokaina” titullohet projekti i fundit i tij, i cili u prit shumë mirë në publik.