Don Xhoni ofendohet rëndë nga ish-e dashura e tij ruse

Reperi i njohur kosovar, Don Xhoni është në qendër të vëmendjes.

Ai ka arritur të grumbullojë mbi 5 milionë klikime vetëm në pak ditë më projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Katile”.

Së fundmi, Don Xhoni ka publikuar një foto me politikanin Gani Geci, ku ky i fundit ka shkruar në postimin e dyshes: Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.

Reperi e ka ripublikuar foton duke vendosur disa emoji duke qeshur me lot. Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ish-të dashurës së tij, Ariana.

Ajo ka publikuar një story të lajmit, ku ka shkruar: “Rusia nuk mposhtet”duke etiketuar reperin “p*ssy boy”.

Mirëpo, reperi nuk ka bërë asnjë reagim deri më tani.

Kujtojmë që Don Xhoni dhe Ariana patën një romancë me njëri tjetrin por që gjithçka përfundoi shumë shpejt.