Don Xhoni mban koncertin e parë, mbush sallën plot

Don Xhoni ka mbajtur mbrëmje muzikore në Shqipëri.

Senzacioni i ri në estradë, Don Xhoni, është emër që u bë i famshëm gjatë karantinës.

Ai ka pak kohë që publikoi porjektin e tij të parë, ndërsa vazhdoi menjëherë punën për këngët e reja që do t’i sjell së shpejti.

Reperi ka mbajtur mbrëmë koncertin e parë në Shqipëri, nga pamjet që solli në rrjete sociale shihet se salla ishte përplot.

E pranishme në këtë koncert ishte edhe Enca Haxhia, e cila publikoi disa video nga koncerti i parë i Don Xhonit.

Kujtojmë se Enca Haxhia dhe Don Xhoni pritet që së shpejti ta publikojnë duetin e paralajmëruar.