Receta

Domate të mbushura me oriz

Lezeti i shtëpisë shtohet edhe më, po qe se recetat ndryshojnë çdo ditë, transmeton ballkani.info

Ndërrimi i shijeve është shumë i shëndetshëm dhe i mirëpritur për organizmin tonë, edhe pse përdorim ndoshta të njëjtat perime, mënyra e përgatitjes mund t’i bëjë me shije totale ndryshe. Më poshtë gjeni një mëynrë të veçantë të përgatitjes së domateve. /Ballkani.info/

Tanimë, përmes kësaj recete ju mund të përgatisni disa domate të mbushura me oriz dhe mish të grirë. Janë tepër praktike dhe me një shije joshëse. Hidhini një sy:

Përbërësit
  • 2 qepë (të prera imët)
  • 200 gram oriz
  • 3 domate
  • vaj ulliri
  • 200 gram mish i grirë
  • kripë
  • piper
  • kopër
  • majdanoz (të grirë imët)
   Përgatitja
Si fillim zieni orizin me mënyrën e zakonshme. Merrni domatet dhe me ndihmën e një luge u hiqni tulin.
Në një tigan me vaj ulliri, skuqni qepën dhe më pas shtoni mishin e grirë. E lini derisa të skuqet dhe më pas i shtoni orizin.
I përzieni mirë dhe rregulloji me kripë, piper, koper dhe majdanoz. E lini orizin rreth 10 minuta. Ndërkohë prisni imët tulin e domatevedhe shtojini në tigan. Shtoni gjithashtu edhe dy gota ujë.
Mbushini domatet me masën që sapo përgatitët dhe i fusni në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë.
Mbështilleni tavën me letër alumini dhe shtoni brenda saj pak ujë. Pasi të jenë gati, nxirrini nga furra dhe shijojini!
Në videon e mëposhtme gjeni formën e përgatitjes:

https://www.youtube.com/watch?v=pvRS_GagccM