Dokumenti sekret i CIA-s: para se të qe një kriminel, Hitleri ishte një homoseksual

Para se të jetë një vrasës masiv, Hitleri duket se ka qenë dhe një devijant seksual.

Së paku kështu është konkluduar nga një investigim amerikan mbi të rininë e tij dhe defektet e personalitetit para se të ngjitej në pushtet, ku më pas prodhoi dhe një kasaphanë njerëzore

Adolf Hitler ka jetuar për një kohë në një hotel homoseksual në Vienë, thotë një profil që CIA ka bërë për udhëheqësin nazist. Në vitin 1943, Inteligjenca amerikane përgatiti një dosje të destinuar për presidentim Roosevelt, ku thuhej se Hitleri në të njëjtën kohë ishte “homoseksual dhe heteroseksual.”

Dosja, e cila ka 70 faqe, pretendon se Adolf Hitleri më vonë u bë seksualisht i tërhequr nga zëvendësi i tij, Rudolf Hess, për të cilin thuhet se ishte një transvestit me famë.

Raporti është përpiluar nga antropologu Henry Field, i zgjedhur anëtar i një ekipi të posaçëm ekspertësh të themeluar nga Shtëpia e Bardhë për të gërmuar në çdo lloj informacioni në lidhje me oficerët e lartë nazistë, por veçanërisht në lidhje me Hitlerin.

Dosja mbulon të gjitha detajet e biografisë së Hitlerit, që nga edukimi i tij; manitë e ushqimit, mënyrat e sjelljes, muzikën e preferuar, mënyrën se i përgatiste fjalimet etj. Por një kujdesi i veçantë i është kushtuar seksualitetit të tij.

Dihet se nga viti 1910 e deri më1913, Hitleri jetonte në një hotel për meshkuj në rrugën Meldemstrasse në Vjenë, ku dhe organizoheshin orgji homoseksuale.

OSS, shërbim që është në kohën e Luftës së Dytë Botërore ishte paraardhëse e CIA-s sotme, thekson se “hoteli kishte një reputacion të keq si vend”.

Informacion në lidhje me seksualitetin e Hitlerit ka dhënë dhe Ernst Hanfstaengl Sedgwick, i cili atëbotë ishte mik i tij dhe njeri i besuar. Por me kalimin e kohës, ai pushoi së qeni i preferuar i Hitlerit, duke u arratisur në Britaninë e Madhe, dhe më pas drejt SHBA ku kishte dhe nënën. Pastaj filloi të punojë në ekipin e ekspertëve në Shtëpinë e Bardhë, të cilëve u ofroi informacion rreth Hitlerit dhe njerëzve afër tij.

Hitleri përshkruhet në dokumente si një lloj “sadomazokisti me një vijë homoseksuale shumë të theksuar”.

Është pohuar se edhe pse Adolf Hitleri ishte vështirë i diagnostikueshëm, ka disa tregues që sugjerojnë se gjendja e tij seksuale ishte një burim frustrimi, sipas dosjes së OSS.