Doktor Pali e quan Kurtin mashtrues në ikje

Ish ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj e ka quajtur kryeminstrin Kurti si mashtrues në ikje.

Ai përmes një reagimi në Facebook ka shkruar për siç e quan ai mashtruesi në ikje mbrëmë pa fije turpi na tha se paska vendosur reciprocitet me Serbinë.

“Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të çertifikatave fitosanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumentave të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjelltë e diplomave?”, shkruan Lekaj.

Ai ka publikuar një video ku Kurti flet rreth reciprocitetit, gjersa ka shkruar “Këtu po ju bashkangjes me zë dhe figurë ish kryeministrin duke trumbetuar reciprocitetin “e plotë” që tashmë ka mbetur një nga gërmadhat mashtruese të tij”, përfundon ai. /ballkani.info/