Këngëtarja e famshme ka zbuluar se ishte e prekur me koronavirus.
Virusi Covid-19 e ka pushtuar gjithë botën, shkruajnë mediat e huaja.
Ka pasur edhe emra të njohur të ekranit që kanë treguar publikisht se ishin të prekur me koronavirus. Edhe Doja Cat ka zbuluar po ashtu se ka qenë e infektuar me COVID-19.
24-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, një gjë të tillë e ka konfirmuar gjatë një interviste në Capital XTRA.“Unë u infektova me COVID. Sinqerisht, nuk e di se si ndodhi, thjesht u infektova” është shprehur ajo.Krijuesja e hitit “Say So”, ndër të tjera shtoi se pasi e vërtetoi, nuk kishte frikë.“Jam mirë tani. Pata simptoma për katër ditë, por tani jam shumë mirë”, shtoi ajo.







