Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim që taksa prej 10% të ngritet në 100% për mallrat e importuar nga Serbia dhe Bosnja.

Ky vendim është hyrë menjëherë në fuqi,ku tashmë është bërë thirrje edhe publike nga edhe vet Kryeministri që ky vendim të zbatohet.

Zëdhënsi i Doganës Adriatik Stavileci, në një prononcim për Ballkani.info ka bërë të ditur se në të gjitha pikat doganore ky vendim është duke u zbatur.

“Vendimi është futur menjëher në zbatim, ku në të gjitha pikat doganore ka filluar të zbatohet”, ka thënë Staviilevci.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani janë kthyer 17 maune.

“Deri tani janë kthyer 17 maune te cilat pas pranimit te informatës per taksen e re janë kthyer prapa”, ka thënë Stavileci.

Zëdhënësi i Doganës ka sqaruar edhe mënyrën se si duhet të paguhet kjo taksë.

Ai ka thënë se importuesi, në këtë rast biznesmenët nga Kosova, duhet ta paguajnë këtë taksë që është vendosur nga Qeveria e Kosovës.

“Realisht importuesi nuk ka qenë i gatshëm me pagu. Ai e porosit mallin i vjen secilit, por atij kur i dalin pagesat i dalin 10 mijë euro, 10 mijë pastaj taksa, plus TVSH-ja dhe bëhet shumë. Dhe dje kemi pasur vetëm kthime”, tha Stavileci

Ndërkaq në anën tjetër Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të hiqet taksa prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja, me arsyetimin se është shkelje 100 për qind të marrëveshjes së CEFTA-s. /Ballkani.info/