Do të ketë një “El Clasico” në Superkupën e Spanjës

Do të jetë një duel Barcelona – Real Madrid në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Sipas rregullave të kompeticionit, fituesi i Copa Del Rey të edicionit 2020/21 përballet me skuadrën e dytë në klasifikim.

Në këtë formë, i bie që do të shohim një “El Clasico” edhe në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen finalisti i Copa Del Rey, Athletic Bilbao dhe kampioni i La Ligas, Real Madridi.

Kjo garë do të zhvillohet në janar të vitit 2022 në Arabinë Saudite.