Do të humbiste ose këmbën, ose kilogramët

Një 31-vjeçar, me varësi ndaj ushqimeve të “fast-food”, mësoi se konsumi i ushqimeve të dëmshme ishte shkaku i tensionit të lartë, problemeve me gjumin dhe me shëndetin mendor.

Më pas, mjekët i thanë se kishte diabet të tipit 2, gjë që mund ta çonte drejt rrezikut të humbjes së këmbës.

Këtu ndryshoi gjithçka për Xhorxh Midelltonin, i cili në atë kohë peshonte 196 kg.

Ai nisi të ecë 8 km në ditë dhe të hajë me kujdes, gjë që e bëri të humbë më shumë se gjysmën e peshës.

Më parë hante hamburgerë te “McDonalds”, tani ushqehet me fruta ose tërshërë për mëngjes, omëletë ose peshk për drekë, dhe mish pule për darkë.

loading…