“Do të dua gjithmonë”, kështu e uron Bekim Jasharin bashkëshortja për ditëlindje

Ish-kryetari i Skënderajt dhe njëherit djali i heroit Hamzë Jashari, Bekim Jashari festoi ditëlindjen e 47-të.

Në këtë ditë të veçantë për të, në mes të shumë urimeve, ai pranoi edhe urimin special të gruas së tij, Shehries.

“Urime jeta ime ditëlindja, i gëzofsh edhe shumë vite tjera së bashku. Do të dua gjithmonë”, shkroi ajo në foton që kishte zgjedhur për ta uruar Bekimin.

Kujtojmë se Bekimi dhe Shehria kanë 4 fëmijë, 3 djemë dhe një vajzë.