Fushë Kosovë,

Djegia e banesës në Fushë Kosovë, 16 persona kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e tymit

Policia e Kosovës ka bërë me dije se 16 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit, pasi një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Në raportin 24 orësh thuhet se tre prej tyre janë dërguar dhe në QKUK për tretman.

ZJARRVËNIE/Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë  29.09.2023 – 12:12. Është raportuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri është përfshi banesa pronë e viktimës mashkull kosovar e cila gjendet në katin e 5 të objektit banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve dhe auto-ambulanca. Si pasojë e zjarrit disa banorë janë evakuuar nga objekti banesor, ndërsa si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë pranuar tretman mjekësor, ku tre prej qytetarëve janë dërguar edhe në QKUK dhe pas tretmanit janë liruar”, thuhet në raportin e PK-së.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet./Ballkani.info