DJ Snake dëgjon këngën e re të Melindës, “Pika Pika” (VIDEO)

Rep – artistja nga Prishtina, Melinda Ademi, është shndërruar në një nga personazhet më të suksesshme në vendin tonë dhe jo vetëm.

Bukuroshja jonë përveç se po pëlqehet tejet shumë nga publiku shqiptar, ajo duket se po dëgjohet edhe jashtë trojeve tona.

Së fundmi, muzikanti i famshëm francez, DJ Snake, ka publikuar një video në rrjetin social, Snapchat, ndërsa është duke e dëgjuar këngën më të re të Melindës “Pika Pika”.

Ky projekt i këngëtares, i cili është prodhim i “Panda Music”, është publikuar para një muaji dhe vetëm për këtë kohë ka grumbulluar mbi shtatë milionë shikime.

Ndërkaq, DJ Snake është thënë se do të vijë në festivalin “Sunny Hill”, bashkë me reperin shqiptar, G4shi.

Ky i fundit po ashtu muaj më parë realizoi një tatuazh të ri, fytyrën e muzikantit të lartpërmendur.

loading…