Dj Pm bëhet ”pishman” që është në lidhje

Dj Pm së fundmi ka bërë një llogaritje në Instagramin e tij teksa ka publikuar përqindjen e aktivitetit në Instagram.

Po ashtu krahas kësaj ai ka publikuar edhe numrin e vizitorëve.

Përmes një fotoje dëshmohet se 70.3% e vizitorëve të faqes së tij në këtë rrjet social janë gra dhe vajza.

Ai me humor ka shprehur “dëshirën” e tij për të qenë single, duke shkruar ”Eh mos t’kisha pas femen”.

Siç dihet tashmë Dj Pm është në lidhje me blogeren e njohur nga Shqipëria Sarah Berisha, me të cilën u njoh gjatë pjesëmarrjes në programin “Big Brother” në Shqipëri.