“Diva” – kënga më e re nga Bardhi

Reperi i njohur, Bardhi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Diva” mban titullin kjo këngë, e cila është vizualizuar edhe me klip.

Muzika është realizuar nga producenti Çelik Lipa, gjersa për tekstin dhe vijën melodike është kujdesur vet Bardhi.

Masteringu i është besuar Loren Aliajt, ndërsa për klipin është kujdesur produksioni kosovar, Imagine Films.

Bardhi është një nga rep-artistët e rinj të skenës, i cili po tregohet shumë aktiv me publikimin e projekteve të reja muzikore.

“Diva” vjen vetëm dy javë pasi ai publikoi këngën paraprake “Lot, e cila gjithashtu u prit mirë nga fansat e tij.