Ditëlindja e ish-presidentit Thaçi festohet edhe në Skenderaj

Ditëlindja e 54-të e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, është festuar edhe në Skenderaj.

Sami Lushtaku, ka njoftuar se bashkë me rininë e PDK-së, e qytetarë të shumtë kanë prerë një tortë me fotografinë e ish-presidentit Thaçi.

Ai tha se kjo përçon mesazhin se qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Postimi i plotë:

Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Urime të përzemërta mik! SL.