Mot kryesisht me kthjellime dhe më i ngrohtë parashihet për ditën e martë.

Përreth viseve malore priten zhvillime të vransirave të pakta lokale. Temperaturat minimale zbresin në 7C e 10C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 25C e 26C. Frynë erë e lehtë nga jugu e jugperëndimi 2-5m/s.

Mot i qëndrueshëm po parashihet edhe ditëve të ardhshme të kësaj jave. Do të ketë më shumë intervale me diell, e ndërkohë që kalojnë kohë pas kohe edhe vranësira, kryesisht shtresore të niveleve të larta.

Temperaturat maksimale deri të mërkurën arrijnë edhe në 27C, apo edhe 28C lokalisht, e nga e enjtja me depërtimin e masave pak më të freskëta zbresin në 23C e 25C.

VIDEO BONUS: