Këngëtarja Jonida Maliqi fitoi këtë vit festivalin e 57-të të RTSH-së, por duket se dita e sotme është edhe më e veçantë për të.
Jonida ka publikuar në rrjete sociale një video ku shfaqet vogëlushi i saj Dan duke luajtur. Por krahas videos ajo ka shkruar se i vogli sot mbush plot 7 vjeç.
“Thesari i zemrës sime bën 7 vjeç sot,”-përfundon Maliqi në rrjete sociale.








