Dita e 2-të në Bruksel, Rama takohet me Varhelyin dhe Borrell

Në ditën e tij të dytë në Bruksel, Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet me zyrtarët e lartë. Ai ka takuar edhe Komisionerin për Zgjerimin Europian Olivér Várhelyi dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian Josep Borrell.

Ende nuk dihet se çfarë kanë diskutuar mes tyre, ndërsa më herët Kryeministri zhvilloi takim me Presidenten e KE-së Ursula Von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, me të cilët foli për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE si dhe situatën në veri të Kosovës.