Dita e 15’të e grevës, BSPK me akuza ndaj Qeverisë: Po tentojnë ta ndalin duke dhunuar demokracinë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një komunikate, kanë thënë se Qeveria është duke u munduar të gjejë rrugë jo të mira “kryesisht të presionit joparimor dhe vetëm e vetëm për të bindur grevistët të ndalin grevën”.

Gjithashtu, BSPK “porosit” Qeverinë se “ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social është dhunim i demokracisë”.

BSPK thotë se nëse e ndalin grevën pa u ulur n karrigen e tavolinës së dialogur social dhe pa arritur marrëveshje, do të bënin shkelje të ligjit për greva.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës njofton opinionin se BSPK-ja do të bënte shkelje të ligjit për greva e mbi të gjitha shkelje të rëndë të parimeve dhe normave sindikale po që se do të ndalte grevën pa u ulur në karrigen e tavolinës së dialogut social dhe pa arritjen e marrëveshjes”.

Kujtojmë që BSPK ka shpallur grevë që nga 25 gushti, mirëpo deri më tani Qeveria nuk ka bërë asnjë ftesë për takim.