Kuvendi

Diskutohet për ushtri, deputetin e zë gjumi në Kuvend

Kuvendi i Kosovës, në këto momente është duke diskutuar për tri projektligjet e FSK-së.
Ky debat duket se nuk ka zgjuar interesimin e deputetit të AAK-së, Gani Dreshaj i cili është parë duke fjetur në Kuvend.

Derisa Ahmet Isufi i AAK-së, po fliste për rëndësinë e tri projektligjeve që FSK-në e shndërrojnë në ushtri, kolegu i tij Gani Dreshaj, shihet duke e bërë një sy gjumë, por që vërejtjen për këtë ja tërheq kolegja tjetër e tij, Time Kadrijaj e cila e fton për vëmendje pasi kamerat janë duke e kapur atë.