Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur ambasadorin e Francës, me të cilin kanë biseduar për shumë çështje.
“Në takimin e rregullt me ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert, diskutuam aspekte të ndryshme të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, gjendjen aktuale politike e ekonomike të Kosovës, avancimin e agjendës së reformave europiane, si dhe për takimin në Paris më 1 korrik”, tha Haradinaj
Veseli nuk dëshiron të flasë për nominimet për kryeministër.
Kryeministri shtoi se pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, jemi të bindur për mbështetjen e shtetit francez për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.







