Disa zona në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë të enjten (16.04.2026), në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në orën 16:00.
Zonat e prekura nga ndërprerja e furnizimit janë: Hajvalia (pjesërisht), Veterniku, lagjja “Nic”, lagjja “Qershia”, lagjja “Qëndresa”, lagjja “Priam” dhe fshati Miradi e Epërme.
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” njofton se ndërprerja e furnizimit vjen si pasojë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Ulëza”, të cilat do të realizohen nga Komuna e Prishtinës.
“Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe ju njoftojmë se për çdo zhvillim lidhur me këtë rast do t’ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.







