Dimër i vërtetë në pesë ditët në vijim, borë e shi në të gjithë Kosovën

Në fundjavë ftohtë, kryesisht vranët me reshje të përziera dimërore, borë, shi dhe shi i akullt. Vende-vende reshjet do të jenë më intensive, me mundësi të përmbytjeve të reja.

8.01.2021 – Në ditët e fundjavës do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht i vranët, e ku nga mbrëmja e së shtunës priten sërish të reshura të reja bore, e të dielen edhe me shi e shi të akullt. Në disa pjesë reshjet do të jenë më intensive e që mund të shkaktojnë përmbytje të reja.
Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i ftohtë, kryesisht me vransira me reshje të përziera dimërore, borë, shi dhe shi i akullt.
Në pjesën e dytë të javës, edhe pse jo shumë mirë e konfirmuar, ka gjasa që një valë e të ftohtit të shtrihet mbi vendin tonë që zbret temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare. Temperaturat minimale mund të zbresin edhe nën -10C.
Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme mbetet në vlera të mjaftueshme dhe mesatare, e orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror kalon në vlera të dobëta. Ditën e hënë indeksi mund të qëndrojë më gjatë në vlera të dobëta, por ditën vende-vende zbert edhe në vlera mesatare e të mjaftueshme.
9.01 – Më ftohtë, kryesisht vranët. Në mbrëmje sërish fillojnë të reshura bore e që vonë gjatë natës mund të përzien edhe me shi ose shi të akullt.
10.01 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi. Herë herë me reshje më intensive shiu të përziera edhe me borë, vende-vende edhe shi i akullt. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.
11.01 – Kryesisht me vransira, herët në mëngjes me reshje bore. Në mbrëmje me shi dhe borë.
12.01 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu e në mbrëmje bore.
13.01 – Vransira dhe intervale me diell, në mbrëmje me mundësi për rrebeshe të shkurta bore.
Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie pak nën vlera mesatare, me minimale që lëvizin nga -2C deri 0C, e maksimale ndërmjet 1C dhe 3C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 2-7m/s.
Shtypja atmosferike në rritje të shtunën, më pas gradualisht në rënie.