Dikush ka marrë famë nga Tea dhe ajo nuk ja kurseu thumbat në rrjete sociale

Tea Trifoni ka qenë pa diskutim një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni në Përputhen. Ajo u vendos në qendër të vëmendjes së mediave pasi u zbulua lidhja e fshehtë e saj me Beartin dhe më pas ndarja e papritur me të vetëm pak muaj më vonë.

Për një kohë të gjatë, Tea ishte një nga vajzat më të pëlqyera nga publiku në program, por popullariteti i saj ra me kohën, megjithatë ajo vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekur nga Për’puthen.

Madje Tea është e bindur se ka aq famë, sa edhe të tjerët kanë përfituar nga njohja e saj.

Së fundmi Tea ka publikuar në Instagram një video të motrës dhe dikush i ka shkruar:

“Mori famë motra nga ty”.

Me ironi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” i ka kthyer: “Shumë njerëz kanë marrë famë nga unë”.

Nuk e dimë për kë mund ta ketë Tea konkretisht fjalën, por ne na vijnë disa emra në mendje siç mund t’ju vijnë edhe ju.

Ndoshta mund të jetë një thumb për Beartin, apo edhe për konkurrentë të tjerë nga Përputhen me të cilët nuk i ka pasur mirë marrëdhëniet.

Nuk dimë ta themi me siguri kujt i dedikohen, por dikujt duhet t’i kenë djegur këto fjalë të Teas!