Është zyrtarizuar lista e këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 22-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Prezantimi i këngëtarëve dhe këngëve konkuruese të këtij edicioni do të nisë në datën 21 Mars 2021 në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, ky festival do të mbahet në Pranverë, për të sjellë këngë më ritmike dhe verore.

Ajo që bie në sy nga lista është se Soni Malaj dhe Flori Mumajesi do të takohen pas kaq kohësh në të njëjtën skenë. kujtojmë se të dy këngëtarët kanë qenë të lidhur.

Lista me emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”:

Alban Ramosaj

Ardit Stafa & Salije Bajrami

Aurel Thëllimi

Eltina Minarolli & Dea Strica

Eneda Tarifa

Enxhi Kumria

Era Rusi

Erik Lloshi

Eva Alikaj dhe Clirim Denaj

Fifi & Bruno

Fitnete Tuda & Don Duli

Gerta Mahmutaj

Julian Lekocaj

Klajdi Haruni ft. Flori Mumajesi

Krusita

Lindita

Lorenc Hasrama

Marjona Metohu

Marsela Çibukaj

Orgesa Zaimi

Semi Jaupaj

Soni Malaj

Xhesika Polo & Klint Çollaku

Xhon Jesku

Netët gjysmë-finale do të mbahen në datat 26 dhe 27 Maj, ndërsa finalja më 29 Maj 2021.