Është përfshirë nga flakët trafostacioni kryesor në Mitrovicë dhe si pasojë e kësaj e gjithë Mitrovica ka mbetur pa energji elektrike.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet duke dalë tym nga ky trafostacion përderisa policia dhe ekipi i zjarrëfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Indeksonline ka kontaktuar me KOSTT, mirëpo të njëjtit thonë se ky trafostacion nuk është në përgjegjësinë e tyre.

Sipas Elvanë Devexhit, ky trafostacion është në menaxhimin e Trepçës, prandaj as KOSTT as KEDS nuk mund të japin informacione në lidhje me këtë