Digjet një vilë në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për djegien e një vile në Skenderaj.

Në raportin e policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Skenderaj 06.11.2022 – 02:16. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një zjarr kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe njësitet e KEDS-it dhe kanë vërejtur se është duke u djegur një vilë banimi-pushimore. Nuk është raportuar për të lënduar.

Sipas policisë lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet kompetente janë duke hetuar rastin./Ballkani.info