Është përfshirë nga zjarri një vilë në Ferizaj. Sipas pronarit të vilës, rrethanat janë të panjohura.

Policia është duke e hetuar rastin që ka ndodhur të mërkurën.

“Ferizaj / 21.02.2024-16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur  vila e  tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Njësitet relevante policore kanë dalur në vendin e  ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, njofton policia.