Digjet një veturë në Rahovec
Policia raporton se në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec një veturë me targa vendorë është përfshirë nga zjarri.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin. Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe eksperti i zjarreve. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Është iniciuar rasti dhe mbetet të hetohet nga policia.