Rrethana të panjohur

Digjet një veturë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në rrugën “Xheladin Hana” të Prishtinës është djegur një veturë.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se vetura e tij në rrethana të panjohura ishte përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, njësiti i zjarrfikëseve të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin si dhe eksperti zjarreve”, thuhet në raport.

Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar, rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar nga policia