Digjet një vetur në Veternik

Një veturë është përfshirë tërësisht nga flakët gjatë ditës së sotme në Veternik të Prishtinës. Si rrjedhojë është krijuar tym i madh, teksa vetura po digjet.

Shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit mbeten akoma të panjohura.

Nuk dihet nëse nga ky incident ka persona të lënduar.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express.